Edhe Erërat Shkaktojnë Dëme në Malishevë

Pas përmbytjeve të javës së kaluar, të cilat shkaktuan dëme në vlerë rreth një milion euro, Malisheva dhe fshatrat e kësaj komune janë goditur nga një tjetër fatkeqësi natyrore.

Erërat e fuqishme, që kanë filluar nga dita e djeshme, e të cilat po vazhdojnë edhe sot, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në territorin e komunës.

Siç njofton Komuna e Malishevës, erërat kanë dëmtuar kulme të shtëpive, shkollave (sidomos në Mirushë), lokaleve afariste, garazheve, si dhe serra.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e Komunës së Malishevës u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar pasi erërat po vazhdojnë dhe rreziku mbetet ende.

malish3

Ekipet komunale të emergjencave janë në terren dhe po bëjnë incizimin e gjendjes momentale.

malish2

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme edhe në rrjetin energjetik në zona të ndryshme të vendit.

Siç njofton KEDS, gjatë 24 orëve të fundit erërat kanë shkaktuar prishje të konsiderueshme sidomos në rajonin e Prishtinës, Gjakovës dhe Prizrenit, por prishje ka edhe në rajonin e Pejës, Ferizajit dhe Mitrovicës.

malish4

KEDS njofton se mbrëmë në terren ka pasur 600 punëtorë duke bërë përpjekje për të sanuar prishjet.

Komuna e Malishevës dhe disa të tjera javën e kaluar janë përballur me vërshime, të cilat kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme.

http://kallxo.com/malisheva-nje-dite-pas-vershimeve/

Dje komuna doli me vlerësim se shuma e dëmeve nga vërshimet arrin në rreth 1 milion euro.

http://kallxo.com/1-milion-euro-deme-nga-vershimet-ne-malisheve/