Edhe Akil Gjakova i siguron Kosovës medalje në Abu Dhabi

Akil Gjakova ka kaluar në finalen e kategorisë deri 73 kilogramë në turneun e xhudos që po mbahet në Grand Salamin e Xhudos në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara.

Gjakova mposhti rusin Musa Mogushkov në gjysmëfinale, për t’ia siguruar Kosovës medaljen e katërt nga ky turne.

Ndryshe, dje xhudistet Nora Gjakova, Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi, patën paraqitje mbresëlënëse duke fituar medalje që të gjitha./21Media