ILUSTRIM

Ecje nga Stublla në Skifteraj për nder të ditës së Pavarësisë së ShBA-së (FOTO)

Për nder të 4 Korrikut, ditës së Pavarësisë së ShBA-së, në komunën e Vitisë është organizuar ecje (hiking) nga fshati Stubëll deri në fshatin Skifteraj.

Në këtë udhëtim në këmbë nga fshati Stubëll deri në Skifteraj morën pjesë pos zyrtarëve komunalë edhe përfaqësues të KFOR-it amerikan, Policisë dhe shoqërisë civile e organizatave rinore.

Fillimisht, pjesëmarrësit kanë bërë homazhe te busti i diplomatit amerikan Richard Holbrook në Viti e më pas kanë vazhduar aktivitetin.

Ky aktivitet është organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport në Viti.