‘E vërteta”, tema e edicionit të 18-të të Dokufestit

Edicioni i 18-t i festivali të filmit të shkurtër dhe atij dokumentar “Dokufest 2019” do të mbahet nga 2 deri më 10 gusht 2019 në Prizren, ndërsa  “E vërteta” është zgjedhur si tema e edicionit të sivjetmë të këtij festivali.

Përmes një njoftimi të postuar edhe në ueb faqen e tij zyrtare, Dokufesti njofton edhe për arsyen e temës së edicionit të 18-të.

“Në një vit dhe në një botë të dominuar nga histeria e lajmeve të rreme, “DokuFest” i bashkohet diskutimit mbi atë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë është e rreme dhe mënyrën se si kjo ndikon tek të gjithëve,  andaj edhe Dokufesti ka zgjedhur “Të Vërtetën” si temë të edicionit të sivjetmë të festivalit”, thuhet në njoftim.

“Në atë që premton të jetë një program i filmave radikalë, me një numër folësish që do të diskutojnë nocionin e së VËRTETËS, si në kinema ashtu edhe në botë dhe përmes një programi të ekspozitave të hapura, ligjëratave nga artistë të ndryshëm, punëtori bashkëpunuese si dhe performanca muzikore të larmishme”, thuhet tutje në njoftim