Shtëpia e Hashim Thaçit në Burojë
E Stolisur Shtëpia e Thaçit
Seanca për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për sot në orën 11:00 nga Kryesia e Kuvendit.
Në shtëpinë e Thaçit në Burojë të Skenderajt, në vendet e caktuara për flamuj janë vendosur shumë të tillë.
Aty ndodhet flamuri me emblemën e UÇK-së, flamuri shtetëror i Kosovës, flamuri kuqezi, ai i BE-së dhe flamuri amerikan.
Edhe në dyert e oborrit të kësaj shtëpie ndodhen flamuri i Kosovës, flamuri kuqezi dhe flamuri i PDK-së.
Fshati i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të jashtëm sipas gazetarit të KALLXO.com atje po e pret i qetë fillimin e seancës për zgjedhjen e Presidentit.
PDK-ja ditën e sotme kur pritet të zgjidhet Presidenti e konsideron festë, ndërsa simpatizantë të kësaj partie janë nisur me autobusë për të festuar në Prishtinë.
Opozita ka paralajmëruar kundërshtim të zgjedhjes së Thaçit brenda e jashtë Kuvendit. [interaction id=”56d00e835762585b45458ecd”]