Klina. Foto: Kallxo.com

E mitura nga Klina raportohet e zhdukur nga babai i saj

Një burrë nga Klina ka raportuar në Policinë e Kosovës se vajza e tij e mitur është zhdukur. Raportimi në organet e rendit nga prindi i të miturës, është bërë dy ditë më parë, thuhet në raportin e përditshëm 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas ankuesit, e mitura është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj.