E mitura në Prishtinë keqpërdoret seksualisht

Një vajzë e mitur në Prishtinë është raportuar të ketë qenë viktimë e trafikimit me njerëz.

Sipas policisë, dje rreth orës 02:00, janë arrestuar tre persona të dyshuar për trafikim me njerëz dhe shërbime seksuale të viktimës së trafikimit.

Në njoftimin e policisë thuhet se në lidhje me këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar dhe me vendin të tij të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit dhe janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Ndërsa, viktima e këtij rasti, e mitur, është dërguar në strehimore