Vasfije Krasniqi - Foto: KALLXO.com

E mbijetuara e dhunës seksuale në luftë, Vasfije Krasniqi-Goodman nesër para Kongresit Amerikan

Vasfije Krasniqi -Goodman është gruaja e parë në Kosovë që foli publikisht për dhunën seksuale që kishte përjetuar  gjatë luftës së vitit 1999.

Ajo rrëfimin e saj e bëri publik më 16 tetor 2018 duke folur edhe për sfidat në kërkimin e drejtësisë dhe ndëshkueshmërinë për dhunuesit e saj.

Ajo, nesër më 30 prill do të dëshmojë në Kongresin Amerikan për dhunën seksuale të përjetuar gjatë luftës në Kosovë ku edhe do të kërkojë drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Kështu ka njoftuar Qendra Kosovare Rehabilituese për Viktimat e Torturës,

“Vasfije Krasniqi Goodman tani është bërë zëri i 20 mijë të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ku përvojën e saj dhe të 20 mijë të mbijetuarve të tjerë do ta rrëfejë anë e mbanë botës”, shkroi kjo organizatë në Facebook.

Vasfije Krasniqi ishte dekoruar me medalje presidenciale dhe për guxim qytetar për rrëfimin e saj publik.

Historia e Vasfijes

Vasfije Krasniqi ishte vetëm 16-vjeçe në prillin e vitit 1999 kur ishte rrëmbyer nga shtëpia e saj në fshatin Stanoc i Ulët nga një person i uniformuar dhe ishte dhunuar seksualisht në dy lokacione të ndryshme në Babimoc, nga dy persona të ndryshëm.

Ky është i vetmi fakt i pakontestuar i gjykatave të Kosovës, në të cilat nuk u gjetën fajtorët e këtij krimi.

Vasfije Krasniqi ka dalë për herë të parë publikisht dhe ka rrëfyer gjithë tmerrin që ka përjetuar në prillin e vitit 1999.

Beteja për drejtësi e viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës së vitit 1999 kishte filluar në vitin 2012, me ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

KALLXO.com sjell një kronologji të të gjitha proceseve gjyqësore të zhvilluara në Kosovë për rastin e Vasfije Krasniqi-Goodmanit.

https://kallxo.com/beteja-e-humbur-e-vasfije-krasniqit-per-drejtesi-ne-gjykatat-e-kosoves/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Delegacioni kosovar shtyn çështjen e vizave në Samitin e Berlinit

Krerët e shtetit të Kosovës po marrrin pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë për Ballkanin Per