E mbijetuara e dhunës këshillon gratë të lajmërojnë rastet në institucione

Një grua e mbijetuar nga dhuna në familje që u shndërrua në aktiviste kundër këtij fenomeni ka treguar përvojat e saj me këtë problematikë.

Luljeta Aliu e  ftuar në emisionin ‘Jeta në Kosovë’  tha se ka problem të mëdha në zinxhirin e institucioneve që merren me trajtimin e fenomenit të dhunës në familje.

“Kur shkon një gru me lajmëru dhunën ekziston një ‘blackbox’, duhet polici me fol me prokurorin. Çka ndodhë aty është që viktima nuk e din se çka flet polici me prokurorin”, tha ajo.

Aliu përballë Jeta Xharrës flet edhe për problemet me prona me të cilat përballen gratë ndërkaq dha këshilla për persona të tjerë që mund të jenë prekur nga ky fenomen.

Deklaratën e plotë të Aliut mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:

www.kallxo.com