Vendosja e E-Kioskës në Pozheran, Foto: Facebook

E-Kioska Shumë Shpejt në Pozheran

Në Pozheran të komunës së Vitisë së shpejti do të vendoset E-Kioska, ku qytetarët mund të tërheqin dokumentet e gjendjes civile në çdo kohë.

Qytetarët e komunës së Vitisë së shpejti mund të tërheqin disa dokumente të gjendjes civile në E-Kioskën e cila do të vendoset në Pozheran.

Kjo u bë e ditur sot në një sesion informues me zyrtarë komunalë dhe me kreun e kësaj komune, Sokol Haliti, ku u fol mbi menaxhimin e kësaj pajisje elektronike, e cila do të jetë në shërbim të qytetarëve në çdo kohë.

“Përndryshe qytetarët e Vitisë mund të tërheqin në këtë E-Kioskë edhe certifikatat e pronës, kurse ky projekt në Viti përmes të cilës për herë të parë ofrohen shërbime të tilla është financuar nga i USAID-it Amerikan”, thuhet në njoftimin e Komunës së Vitisë.