Ilustrim

E kërcënoi me armë gjuetie, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar pasi kishte kërcënuar një person tjetër me armë gjuetie.

Sipas forcave të rendit, të dyshuarit i është konfiskuar një armë gjuetie me pesë fishekë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që kishte kanosur me armë viktimën mashkull K/Shqiptar. Nga i dyshuari është konfiskuar një armë gjuetie me pesë fishekë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Sipas raportit 24 orësh, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.