E Godet të Moshuarin me Veturë, ik Nga Vendi i Ngjarjes

Në magjistralen Mitrovicë Prishtinë, në dalje të Vushtrrisë, sonte ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin një vozitës ka shkelur me veturën e tij një këmbësor me inicialet A.B. rreth moshës 70 vjeçare duke i shkaktuar lëndime trupore.

Pasi ka shkaktuar aksidentin, vozitësi kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Lajmin për KALLXO e konfirmoi Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës.

Zahiti tha se viktima tash është jashtë rrezikut për jetë, mirëpo është duke qëndruar në spitalin e Vushtrrisë për shkak të moshës së shtyrë.

“Policia në vend të ngjarjes ka gjetur një pasqyrë që dyshohet të jetë e automjetit me të cilin është goditur viktima”, tha zëdhënësi Zahiti.