E gjeti kuletën në rrugë e nuk e raportoi, arrestohet një person

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person nën dyshimin se e ka gjetur një portofol të humbur dhe nuk e kishte raportuar askund.

Sipas policisë, në portofol gjendeshin rreth 1,570 euro.

Rasti ka ndodhur te Stacioni i autobusëve në Prishtinë, dje rreth orës 12:00.

“Është arrestuar një i dyshuar pasi i njëjti ka gjetur portofolin i cili i kishte humbur viktimës në të cilin kishte para rreth 1,570 €, dhe nuk e kishte raportuar askund”, thuhet në raport.

Sipas PK-së,  i dyshuari është zbuluar përmes kamerave të sigurisë.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.