Foto: Atdhe Mulla

E Gjen Emrin e Nënës në Listë, 11 Vjet pas Vdekjes

Një qytetar i Kaçanikut raportoi në KALLXO.com se e ka gjetur në listë të votuesve emrin e nënës së tij, e cila ka vdekur 11 vjet më parë.

Isuf Toshi tha se e ka gjetur emrin e nënës në listën e votuesve në qendrën e votimit 0701X në shkollën “Emin Duraku”.

Toshi tha se është i habitur se që emri i saj nuk është fshirë nga lista e votuesve pas kaq viteve.

Toshi e ka dërguar edhe një fotografi si dëshmi e pranisë së emrit të të ndjerës në listë.

Mos-azhurnimi i listës së votuesve është ndër kritikat më të mëdha që i bëhen institucioneve përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve nga ana e vëzhguesve vendorë dhe ndërkombëtarë.