Dyshohen për shkelje të rënda disiplinore, suspendohen dy policë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy zyrtarë policorë janë suspenduar gjatë ditës së sotme.

Sipas njoftimit, zyrtarët policorë të cilët kanë punuar në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës, janë suspenduar për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer shkelje të rënda disiplinore.

Policia ka njoftuar se zyrtarët policorë kanë bërë edhe shkelje penale, prandaj lënda e tyre e kompletuar është dërguar në Inspektoratin  Policor të Kosovës.