Foto: Ilustrim
Dyshimet për prostitucion e çojnë policin në burg
Gjykata e Gjilanit ka caktuar masën e paraburgimit për policin e Kosovës, i arrestuar dje nën dyshimin për mundësim prostitucioni.
Paraburgimi i është caktuar edhe një shtetasje të Shqipërisë me prejardhje nga Lushnja.
Të njëjtit dyshohet se kanë mundësuar zhvillim prostitucioni në një qendër masazhi në Gjilan, e cila ishte pronë e një të afërmi të policit.
Siç mëson KALLXO.com, pagesat për shërbime seksuale varionin nga 20 deri në 50 euro.
KALLXO.com raportoi dje për arrestimin e zyrtarit policor F.Sh.
https://kallxo.com/polici-nga-gjilani-arrestohet-per-mundesim-ne-prostitucion/
Ndërsa, prokurori i rastit, Arben Ismajli, ka treguar për KALLXO.com detaje të operacionit që çoi në arrestimin e policit.
Sipas tij, arrestimi ishte bërë pasi organet kishin bërë simulimin e veprës penale që çoi në pranga policin.
https://kallxo.com/ekskluzive-prokurori-jep-detaje-per-hetuesin-e-policise-i-arrestuar-per-prostitucion/
“Arrestimi u bë në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Policinë e Kosovës, njësia për trafikim me qenie njerëzore. Ata janë të ndaluar për 48 orë. IPK së bashku me PK e kanë udhëhequr operacionin me masë të simulimit. Jemi në fazën e kallëzimin penal”, tha Ismajli.