Dyshime se policia fajtore për aksidentin ku u lënduan nxënësit në Graçanicë

Vetura e policisë dyshohet të jetë shakatare e aksidentit i cili ndodhi mëngjesin e sotëm në Graçanicë, e në të cilin mbetën të lënduar 21 persona.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka ka thënë për KALLXO.com se sipas prokurorit kujdestar dyshimet e para janë se vetura e policisë është shkaktare e aksidentit.

“Dyshimet e para janë se vetura e policisë për shkak se ka rrëshqitur ka dal në pjesën tjetër të rrugës, në shiritin ku qarkullonte furgoni me nxënës”, ka thënë Beka për KALLXO.com.

KALLXO.com ka raportuar mëngjesin e sotëm për aksidentin në të cilin mbetën të lënduar 21 persona, 18 prej tyre nxënës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 6:30 në Graçanicë ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti zyrtar të policisë dhe një furgoni që transportonte nxënës. Deri më tani 21 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë Ahmeti.

https://kallxo.com/21-nxenes-te-lenduar-nga-aksidenti-ne-gracanice/

KALLXO.com ka kontaktuar sot me zëdhënësin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Shpend Fazliu për të mësuar gjendjen e personave të lënduar, por i njëjti ka treguar se të lënduarin nuk janë dërguar në emergjencën e QKUK për trajtim, por në Graçanicë.