Faik Hoti, Anëtari i Komisionit për Frytnim të Asistuar Mjekësor

Dyshime se po Bëhet Përzgjedhja e Gjinisë në Spitale Private

Në këtë raport thuhet se Komisioni ka vizituar gjashtë spitale private që meren me Fertilizim të Asistuar Mjekësor  dhe sipas raportit këto vizita janë bërë pa paralajmërim.

Nga vizita në këto spitale janë gjetur të dhëna që vlejnë për të gjitha spitalet si mungesa e kompletuar e ekipit, pra  mungon biologu i diplomuar dhe me përgatitje arsimore në sferën e embriologjisë humane pasi që me dosjet e prezantuara nuk e kanë bindur komisionin se kanë shkollim adekuat.

Ekzistojnë dyshime se bëhet edhe përzgjedhja e gjinisë, edhe pse të gjitha klinikat e kanë mohuar këtë akuzë.

Klinikat për Frytnim të Asistuar deklarohen se të gjithë donatorët janë nga vendi por ka dyshime se ata vijnë edhe nga vendet fqinje duke mos specifikuar në raport se nga cilat vende fqinje vijnë ato materiale gjenetike.

Në njërën klinikë dokumentacioni nuk ka qenë në gjuhën shqipe ndërsa vërrehet një shpërputhje në mes të numrit të procedurave fertilizimit të asistuar të kryera te gratë mbi moshën 45 vjecare dhe atyre të raportuara në KFAM.

Anëtari i Komisionit për Frytnim të Asistuar Mjekësor Faik Hoti thotë se nuk ka të gjetura të dyshimta por ka rekomandime për çdo spital.

“Është bërë raporti që i është dërguar Ministrisë së Shëndetësisë. Pas disa muajve ne kemi vërejtur që ka një përmirësim sidomos në raportimin e të dhënave për rastet që i nënshtrohen IVF mbi moshën 45 vjeçare ndërkohë që ka ende hapësirë që të bëhen përmirësime si në informimin e pacientëve për të drejtat e tyre si në plotësimin e dosjes së pacientëve qartësimin e raporteve në mes të donatorëeve dhe atyre që i pranojnë donacionet dhe aspekte të tjera të cilat kanë për qëllim final ushtrimin e kësaj veprimtarie krejtësisht ligjore dhe të mos ketë dilema në opinion që shkaktojnë huti te personat që iu nënshtrohen këtyre procedurave” tha ai.

Emisioni i sontëm i “jeta në Kosovë” iu kushtua rastit të doktoreshës Gjina Zeqiri e cila është duke qëndruar në arrati diku në Serbi meqë po ndjeket nga organet e drejtësisë në Kosovë.

Prokuroria e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Gjina Zeqirit në janar të vitit 2016. Prokuroria pretendon se ka siguruar prova të mjaftueshme dhe dyshimi është i bazuar mirë që në klinikën e saj janë kryer punë të paligjshme.

Por gjykimi ndaj saj nuk është mbajtur asnjëherë sepse ajo është arratisur nga Kosova.

Spitali i saj aktualisht është i mbyllur.

Ndiqeni deklaratën e dhënë për emisionin “Jeta në Kosovë”: