Dyshime për një mjet të dyshimtë në Mazgit, policia bllokon rrugën

Sot rreth orës 14 policia ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Prishtinë- Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Mazgit, është gjetur një mjet i dyshimtë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Të gjitha njësitet policore të nevojshme për të menaxhuar me një situatë të tillë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aktualisht janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme operative dhe ato të ekzaminimit”, ka thënë Ahmeti.

Ajo tutje ka shtuar se policia ka bllokuar segmentin rrugor në fjalë përderisa të kryhen veprimet e nevojshme policore, ndërkaq po asiston pjesëmarrësit në trafik për rrugët alternative.

“Ndërkohë qe po kryhen veprimet e sipër cekura policia ka filluar një hetim preliminar lidhur me rrethanat qe karakterizojnë rastin”, tha Ahmeti.

KALLXO.com ka siguruar fotografi në të cilat shihet rruga e bllokuar në këtë segment.