Ramiz Lladrovci - Foto: KALLXO.com
Dyshime për cilësinë e punimeve, Ramiz Lladrovci ndërpret asfaltimin e rrugës në fshatin Kishnarekë
Komuna e Drenasit ka njoftuar se kryetari Ramiz Lladrovci ka dhënë urdhër të ndërpriten punimet për asfaltimin e rrugës në fshatin Kishnarekë , kjo pasi deri sa të përgatitet baza sipas paramasës për asfaltim.
Sipas njoftimit të Komunës, Lladrovci pas shqetësimeve të pranuara nga ana e banorëve të fshatit Kishnarekë si dhe vlerësimit të drejtorisë së Urbanizmit se punimet nuk janë duke shkuar sipas paramasës.
“Kompania e kontraktuar nga ana e Komunës, nuk kishte kryer punimet sipas planifikimit të kontratës së nënshkruar dhe nuk i kishte evituar demet e shkaktuara nga shtrirja e kabllove nëntokësore i cili njëkohësisht ka ndikuar drejtpërdrejt ne këto pengesa”, është thënë në këtë kumtesë të Drenasit.
Ndërkaq, bëhet e ditur se Kryetari Lladrovci ka thënë se do t’i behët vërejtje kompanisë për mos respektimin e kontratës dhe afateve dhe u ka bërë apel të gjitha kompanive që kanë nënshkruar kontratë me Komunë e Drenasit që t’i përmbahen asaj dhe t’i kryejnë punimet sipas paramasës, të kundërtën do të merren masa ndaj tyre.