Foto: Uran Ismaili/Facebook

Dyshekët ‘me ngrohje’ arrijnë për herë të parë në QKUK 

QKUK sot për herë të parë është pajisur me shtretër ngrohës të cilët e rregullojnë temperaturën e trupit të pacientëve.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili përmes rrjetit social, Facebook.

Ai ka thënë se personeli mjekësor është përballur me përvoja të këqija në mungesë të këtyre shtretërve.

Ismaili ka bërë të ditur se QKUK është pajisur me 20 dyshekë për ngrohjen e pacientëve që i mbron ata nga hipotermia.

“Deri më sot, me të drejtë gjithsecili prej nesh jemi shqetësuar kur kemi dërguar një të afërm për operacion në QKUK. Është e paimagjinueshme që QKUK kurrë nuk ka pasur dyshekë për ngrohjen e pacientit gjatë dhe pas operacionit, i cili e mbron atë nga hipotermia dhe ia përshtatë temperaturën që kërkon trupi në atë gjendje. Për vite me radhë personeli ynë mjekësor është përballuar edhe me përvoja shumë të këqija nga hipotermia”, sh shkruar ministri Ismaili.

“Por, nga sot, edhe këtë shqetësim qytetarë dhe mjekësor po e heqim. Në kontingjentin e pajisjeve prej 3.5 milionë eurove që kemi ndarë për QKUK-në, për herë të parë kemi pajisur këtë institucion me 20 dyshekë për ngrohje të pacientit gjatë dhe pas operimit, për të gjitha sallat operative, Intenzivë dhe për dhomat e zgjimit. Këta dyshekë ofrojnë siguri më të madhe për pacientët dhe qetësi më të madhe profesionale për mjekët. Çdo ditë nga një punë, për përmirësimin e shërbimeve mjekësore për qytetarët tanë” thuhet në postimin e Uran Ismailit.