Ilustrim

Dy vite burgim për kultivuesin marihuanës në malet e Shtimes

Me dy vite burgim A. B. është dënuar nga Gjykata e Ferizajt për shkak se u gjet fajtorë për kultivimin e marihuanës.

Trupi Gjykues i kryesuar nga gjyqtari Bashkim Hyseni, pos vendimit mbi dënimin me burgim mori vendim edhe për konfiskimin e bimëve narkotike.

Sipas aktakuzës A.B., në shtator të vitit 2017, në Shtime, në një mal ka kultivuar sasi të mëdha të bimëve narkotike të llojit marihuanë

Ai akuzohet se kishte mbjellë (102) bimë narkotike, njëzetepesë (25) bimë kanë qenë të njoma, kurse shtatëdhjeteshtatë (77) bimë të thata dhe të përgatitura për shitje apo shpërndarje.