Foto: RTV 21

Dy të Vdekur pas Daljes së Trenit nga Binarët

Një tren ka dalë jashtë binarëve në afërsi të Milanos, ku për pasojë kanë mbetur të vdekur dy persona.

Zjarrfikësit janë duke u munduar që të lirojnë disa njerëz që kanë mbetur të bllokuar në vagon.

Treni po udhëtonte nga Cremona e cila ndodhet në pjesën veriore të Italisë për në Milano.

Nuk është ende e qartë se çfarë ka shkaktuar këtë aksident. Rasti ka ndodhur sot para orës 7:00 të mëngjesit, sipas orës lokale.