Foto-ilustrim

Dy të plagosur me armë zjarri në Viti

Dy persona janë plagosur para pak orësh nga të shtënat me armë zjarri në Viti.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Gjilanit, Ismet Hashani.

“Dy persona janë plagosur në Viti. Personat e dyshuar janë në arrati”, tha Ismet Hashani për KALLXO.com.

Të plagosurit sipas zëdhënësit të Policisë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Njëri nga ta është i plagosur më rëndë.

“Ekipet e Policisë janë ende në vendin e ngjarjes dhe jemi duke punuar në lidhje me rastin”, tha zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani.