Foto: Ilustrim

Dy të plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Dy persona janë plagosur rreth një orë më parë në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti- Haziraj, tha për KALLXO.com se plagosja ka ndodhur rreth orës 17:00.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prishtinë.  Me të dalë në vendin e ngjarjes Policia ka konstatuar se bëhet fjalë për një plagosje me armë zjarri, ku janë plagosur dy persona”, tha Ahmeti- Haziraj.

Ajo shtoi se personat e plagosur janë dërguar për tretman mjekësor ndërsa Policia është duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.