Foto-ilustrim

Dy të Lënduar nga Therjet me Thikë

Në dy raste të ndara policia ka arritur që të arrestojë dy të dyshuar për përdorim të mjetit të ftohtë (thikës).

Në rrugën “Emin Duraku” në kryeqytet një person gjatë një përleshjeje është therur me thikë në shpinë.

I lënduari ka pranuar tretman mjekësor dhe është liruar, ndërsa të dyshuarit për këtë therje i është caktuar ndalimi policor.

Në Gjilan, ka ndodhur i njëjti rast tjetër i therjes  me thikë, ku një i mitur sipas policisë i shkaktoi lëndime një personi tjetër, gjithashtu pas një përleshjeje.

I lënduari në Gjilan është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të prindit dhe avokatit dhe me vendim të prokurorit i është caktuar ndalimi policor.

Në të dyja rastet policia nuk ka dhënë detajet e përleshjeve.

Përleshjet në të cilat përdoren thikat në Kosovë, sidomos mes të rinjve nuk janë të rralla.

KALLXO.com ka shkruar edhe më herët për raste të tilla.

http://kallxo.com/zenka-e-te-rinjve-perfundon-therje-thike/

http://kallxo.com/therje-thike-afer-shkolles/

http://kallxo.com/arrestim-per-therjen-ne-obiliq/