Aksident trafiku - Foto: Rtv21

Dy të Lënduar në Aksidentin në Janjevë

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur dje në fshatin Janjevë të Lipjanit.

Policia e Kosovës raporton se i dyshuari teksa ishte duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rruge.

Të lënduarit, kanë pranuar trajtim mjekësor. /21Media