Pamje nga Hani i Elezit Foto: Kallxo.com

Dy të lënduar në aksidentin me motor

Në fshatin Paldenicë të Hanit të Elezit vozitësi i një motori ka humbur kontrollin e këtij mjeti duke i shkaktuar lëndime vetes dhe bashkudhëtarit.

Policia në raportin 24 orësh tregon se drejtuesi i motorit goditi murin skaj rrugës dje rreth orës 18 e 30.

Sipas policisë, drejtuesi i motorit është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa personi që po udhëtonte me të është liruar pas këtij trajtimi.

KALLXO.com shkroi edhe për aksidente tjera.