Dy të lënduar në aksident trafiku në Gjilan

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një  aksidenti trafiku i cili ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Gjilan- Doberqan.

Zëdhënësi I policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka bërë të ditur për KALLXO.com se aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të disa dritareve të plastikës.

“Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur pasi që një kamionët deri sa ishte në lëvizje i kanë rënë disa dritare plastike në rrugë dhe nga kjo është shkaktuar aksidenti”, ka thënë Hashani.

Hashani ka shtuar se ende nuk dihen të dhënat e sakta nga aksidenti pasi ende nuk kanë marrë raport përfundimtar.

“Deri më tani dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore por nuk e kemi ende raportin përfundimtar pasi që aksidenti ka ndodhur pak orë më parë dhe ende se kemi marrë raportin zyrtar”, ka thënë Hashani.