Dy të lënduar në aksident trafiku në Dragodan

Një aksident trafiku ka ndodhur në lagjen Dragodan në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti ka thënë për KALLXO.com se si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona.

“Sot rreth orës 13:00, kemi pranuar informata për një aksident trafikut në lagjen “Dragodan”, në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy automjetet, dhe janë lënduar dy persona”, ka thënë Ahmeti.

Ajo tutje ka shtuar se me aksidentin i cili ka ndodhur në lagjen Dragodan po merret njësiti i trafikut.