Foto: Ilustrim

Dy të dyshuarit për vrasje në tentativë ekstradohen nga Mali i Zi

Pas kërkesës së ushtruar nga Prokuroria Themelore e Ferizaj për ekstradimin e dy të dyshuarve për vrasje në tentativë nga Mali i Zi,  autoritet e shtetit fqinjë kanë dorëzuar tek autoritet e Kosovës dy të kërkuarit.

Përmes një njoftimit për media nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, bëhet e ditur se Prokuroria Themelore në Ferizaj, me datën 28 maj 2018, ka paraqitur kërkesë për ekstradim autoriteteve të Malit të Zi, ndaj të dyshuarve G.H dhe B.Z, për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Si pasojë e kësaj kërkesë, dy të dyshuarit më datë 12 dhjetor 2018 janë ekstraduar nga Mali i Zi ndërsa ndaj të dyshuarve është paraqitur kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.