ILUSTRIM Të burgosur në Burgun e Dubravës - Foto: KALLXO.com

Dy të burgosurit e arratisur, njëri i dënuar për vrasje e tjetri për grabitje

Dy të burgosurit që u arratisën sot nga Burgu i Lipjanit janë të dënuar njëri për vrasje e tjetri për grabitje.

Siç merr vesh KALLXO.com, njëri nga të arratisurit është i dënuar për vrasje të rëndë, ndërsa tjetri për grabitje të rëndë.

Të dy janë të dënuar me nga 5 vjet masë edukative.

KALLXO.com raportoi sot për arratisjen e dy të burgosurve.

Pas kësaj arratisjeje, Shërbimi Korrektues ka suspenduar dy zyrtarë.

https://kallxo.com/sherbimi-korrektues-jep-detaje-rreth-arratisjes-te-dy-te-burgosurve-nga-burgu-i-lipjanit/

Ndërsa, prokurori Ibrahim Berisha tha se me sa është i informuar ai, të arratisurit ishin të dënuar për vrasje.

https://kallxo.com/skandali-i-arratisjes-nga-burgu-i-lipjanit-te-miturit-ishin-denuar-per-vrasje/

www.kallxo.com