Dy të arrestuar për vrasjen e vitit të kaluar te Fabrika e Bukës në Pejë

Dy persona janë arrestuar dje në Pejë.

Policia ka njoftuar shkurt se arrestimi lidhet me vrasjen e cila ka ndodhur më 16 shtator të vitit të kaluar në Pejë.

KALLXO.com mëson se fjala është për vrasjen e cila ka ndodhur afër Fabrikës së Bukës në Pejë.

KALLXO.com pikërisht në këtë datë kishte raportuar se Kenan Sadria, 32-vjeçar ishte gjetur i vrarë në afërsi të Fabrikës së Bukës.

Që nga shtatori i vitit të kaluar, policia ka qenë në përpjekje për të identifikuar të dyshuarit.

Policia gjithashtu ka njoftuar se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

https://kallxo.com/prokuroria-e-pejes-po-punon-per-identifikimin-e-te-dyshuarve-per-vrasjen-e-mbremshme/

https://kallxo.com/foto-policia-jep-detaje-rreth-vrasjes-ne-peje/

https://kallxo.com/nje-i-vrare-ne-peje/