Ilustrim

Dy të arrestuar për të shtëna me armë në ahengje

Dy persona janë arrestuar nga policia pas të shtënave me armë zjarri në ahengjet e tyre famljare.

Në raportin e saj policia ka shkruar se një rast është raportuar në fshatin Stubell të Vitisë, ku policia ka identifikuar personin i cili në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri në ajër.

Të shtëna me armë zjarri në aheng familjar ka pasur edhe në hotel “Kalaja” në Vushtrri.

Dy të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar, kurse rastet mbetet të hetohen nga policia.