Dy të arrestuar për sulm ndaj policëve

Dy persona janë arrestuar mbrëmë, nën dyshimin se kanë sulmuar personat zyrtar në detyrë.

Sipas policisë ngjarja është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 09:19 në rrugën magjistrale Mitrovicë-Prishtinë.

Sipas policisë ku për shkak të vozitjes së rrezikshme është ndaluar automjeti dhe nga kundërvajtësi janë kërkuar dokumentet. Pas kësajm, sipas njoftimit, në shenjë pakënaqësie të dyshuarit A.V., 41 vjeçar dhe A.V., 23 vjeçar kanë shfaqur agresivitet dhe kanë sulmuar zyrtarët policorë duke iu shkaktuar lëndime.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në stacionin më të afërt policor në Vushtrri, me urdhër të prokurorit të Shtetit u është caktuar masa e ndalimit policor.

Ndaj të dyshuarve të arrestuar është iniciuar vepra penale ‘sulm ndaj personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare’.