Ilustrim

Dy të arrestuar për gjuajtje me armë në ahengje familjare

Dy persona janë arrestuar nga policia vetëm në 24 orët e fundit për gjuajte me armë zjarri në ahengje familjare.

Sipas njoftimit të policisë, rastet janë raportuar në rajonin e Klinës dhe atë të Gjakovës.

Në rastin e raportuar në Gjakovë, policia ka bërë të ditur se është arrestuar një person i dyshuar, shtetas i huaj, pasi që i njëjti në aheng familjar ka shtënë në ajër me armë zjarri.

Policia ka njoftuar se arma e të dyshuarit me 89 fishekë dhe 13 gëzhoja janë konfiskuar.

Me vendim të prokurorit i dyshuari për këtë rast është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ndërsa, për rastin e raportuar në rajonin e Klinës, policia ka bërë të dituar se ka arrestuar të dyshuarin i cili ka shtënë me armë zjarri në aheng familjar.

Nga i dyshuari policia ka konfiskuar një armë me një fishekë, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.