Foto: Ilustrim

Dy të Arrestuar për Fajde në Prishtinë

Dy të dyshuar për veprën penale fajde janë arrestuar në fshatin Siqevë të Prishtinës gjatë një operacioni të njësiteve policore të DHKK-së, të mbështetura edhe nga pjesëtarët e NJSO-së.

Operacioni është ndërmarrë në zbatim të urdhëresës së Gjykatës të datës 08.12.2017.

Me këtë rast, janë kontrolluar shtëpitë familjare, pronë e katër të dyshuarve, të cilët dyshohet se në bashkëveprim, viktimës i kanë huazuar 80.000 € (dy vetura AUDI) dhe pastaj nga ky moment kanë filluar t’i llogarisin fajde e që deri më tani vlera ka tejkaluar shumën prej 300.000 euro.

Sipas raportit të përditshëm të Policisë, gjatë kontrollit janë gjetur një libër me shënime në lidhje me veprimtarinë e dyshuar, 8 fishekë të pushkës së gjuetisë dhe 5 fishekë të revolverit cal-38 mm.

Me vendim të prokurorit, janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje dy nga të dyshuarit.