Vendi ku vdiqën dy të rinj shqiptarë - Foto: RTK

Dy shqiptarë vdesin nga zjarri në banesën e tyre në Bruksel

Dy shqiptarë humbën jetën tragjikisht pasi apartamenti ku ata jetonin u përfshi nga flakët të premten e 8 shkurtit.

Nuk dihet ende shkaku i flakëve që shpërtheu në lagjen Halle-Vilvoorde në Bruksel ndërsa hetimet po vijojnë.

Mësohet se dy shqiptarët nuk kanë arritur të dalin dhe janë gjetur prapa derës.

Një person i tretë është evakuuar.

Policia ka nisur hetimet ndërsa autopsia që pritet tu nënshtrohen dy djemtë do të përcaktojë shkaqet e vdekjes./RTK