Dy shkollat në Prishtinë i vizitoi qeni amerikan

Në shkollat fillore “Naim Frashëri” dhe “Elena Gjika” në Prishtinë në kuadër të aktiviteteve që po organizohen në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Kosovë, është sjell qeni Bred.

Sipas një postimi në “Facebook” të komunës, këto aktivitete kanë për qëllim edukimin dhe ngritjen e sigurisë në komunitet.

Qeni Bred është sjell si trajner i cili njihet si një strategji të për të luftuar vetëvrasjet dhe stresin.