Ilustrim

Dy raste të sulmit me thikë në Prishtinë dhe Lipjan

Dy raste të sulmeve me thikë janë raportuar në Policinë e Kosovës se kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës.

Njëri rast ka ndodhur para dy ditësh në Prishtinë në rrugën ‘Isa Kastrati’, në orën 22:00.

Policia ka njoftuar së është arrestuar një burrë pasi që i njëjti ka sulmuar me thikë një person.

“Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKUK ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Incidenti tjetër ka ndodhur dje në Lipjan, rruga ‘Skënderbeu’ rreth orës 17:35.

Siç thuhet në raportin ditor, një person ka therrë me thikë një burrë, që meqë rast viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore.

“Me aktvendim  të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.