Foto: Ilustrim

Dy Policë të Arrestuar në Prishtinë

Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës me detyrë në një nga stacionet në Prishtinë janë arrestuar sot pas një hetimi nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Arrestimi i tyre është bërë për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me zhdukjen e dëshmive.

Me vendim të Prokurorit, dy të dyshuarve u është caktuara masa 48 orëshe e ndalimit.

Asdren Hoxha, avokat i njërit nga të arrestuarit, tha për KALLXO.com se klienti i tij është marrë në pyetje gjatë ditës së sotme.

“Klienti im gjatë marrjes në pyetje ka mohuar dyshimet dhe është deklaruar i pafajshëm. Nesër pritet të dalin para gjykatës”, tha avokati Hoxha.