Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Dy Nxënës Plagosen nga Plumbi Bredhës

Dy nxënës të shkollës “Fan S. Noli” të Podujevës janë plagosur sot në mëngjes nga një plumb bredhës.

Nxënësit I.P. (18-vjeçar) dhe A.R. (17) ishin në klasë në orë të mësimit kur u qëlluan nga plumbi qorr.

Me të marrë informacionin në vendin e ngjarjes kanë dalë nësitë e nevojshme policore. Rastin, Policia po e trajton si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Sipas një njoftimi të Drejtorisë Rajonale të Policisë të Prishtinës nxënësi I.P. ka marrë lëndime në buzë dhe A.R. lëndime ne kraharor,

Ata menjëherë janë dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas Policisë janë jashtë rrezikut për jetë.

Policia u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të ndihmojnë me informacione për hetimin dhe zbulimin e këtij por edhe të rasteve të tjera kriminale.