Ilustrim | Foto: Atdhe Mulla

Dy Muaj Bllokim i Dy Rrugëve në Prishtinë

Rrugët “Fehmi Agani” dhe “ Hajdar Dushi” në Komunën e Prishtinës nga dita e hënë do të jenë të bllokuara për qarkullim.

Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, të hënën do të fillojë realizimi i kontratës për ndërtimin e kanalizimit fekal dhe atmosferik, si dhe ndërtimi i sistemit të ujësjellësit në Rrugën “Fehmi Agani”.

Në njoftimin e komunës thuhet se këto dy rugë do të jenë të bllokuara deri në kryerjen e punimeve që është paraparë të përfundojnë për dy muaj.