Foto: Facebook

Dy Medalje për Kosovën: Nora e Artë, Distria e Argjendtë

Nora Gjakova u stolis me medalje të artë, kurse Distria Krasniqi mori të argjendtën në turneun ‘Grand Prix’ që po mbahet në Tunizi.

Nora Gjakova është fituese e medaljes së artë, thuhet në postimin e bërë në Facebook nga  Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

Gjakova, që garon në kategorinë -57 kilogramë, ka rrëmbyer medaljen e artë në Grand Prix, e cila  në finale e mposhti jugkoreanen, Youjeong Kwon.

Në këtë turne medalje arriti edhe Distria Krasniqi, e cila mori të argjendtën.

“Dy medaljet nga Kupa Botërore – Grand Prix Tunis! Krahas sukseseve këtë vit me këmbë të mbarë është nis dhe po finalizohet Kategorizimi i sporteve, sportistëve dhe trajnerëve që tani më ka marr formë dhe sivjet edhe Nora e Disi por edhe të gjithë sportistët Elitar do jenë të Kategorizuar dhe nga Shteti do përkrahen seriozisht!”, thuhet në postimin e trajnerit, Driton Kuka.

Ai ka thënë se Kosova edhe njëherë në piedestalin më të lartë.