Foto: FIFA

Dy më të mirët e Botërorit 2018

Për herë të parë në histori Kroacia del në finalen e Botërorit, por e humb 4-2 me Francën

Lideri i kroatëve ishte padiskutim Luka Modric, i cili u shpall nga FIFA lojtari më i mirë i Botërorit. Është hera e parë edhe për Luka Modric që fiton këtë çmim.

Ndwrsa Kylian Mbappe është shpallur Futbollisti më i Mirë i Ri i Kupës së Botës 2018 në Rusi.

Ai i ka ndihmuar Francës ta fitojë titullin për herë të dytë në histori. Mbappe shënoi golin e katër në fitoren e Francës 4-2 ndaj Kroacisë.

Që prej të madhit Pele, Mbappe është bërë lojtari më i ri që shënon në finale të Botërorit.