Një ndërhyrje kirurgjike | Foto: Kardiokirurgjia

Me Dy Kardiokirurgë Kryhen 215 Operacione

Qendra Klinike Universitare e Kosovës njofton se vetëm dy specialistë të kardiokirurgjisë me përkrahje të specializantëve  të Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv, stafit të mesëm në shërbimin e kardiokirurgjisë në këtë gjashtëmujor kanë kryer 75 operacione.

Për dy vjet e gjysmë ky ekip ka kryer 215 operacione.

“Nga statistikat e deritanishme, vërehet shtim i dukshëm i vëllimit të punës në këtë shërbim, ngase në vitin 2015, ishin kryer vetëm 28 operacione, më 2016 tërë vitin 112 sosh, përderisa vetëm në këtë gjashtëmujor,  siç u theksua më lartë, janë kryer 75 operacione”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

QKUK-ja bën me dije se nga pjesëmarrja në operacione përfituan edhe specializantët.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës apelon që ky shërbim të futet në prioritetet kombëtar për furnizim me barna, material të nevojshëm shpenzues dhe përkrahje të vazhdueshme për stimulim të stafit të këtij shërbimi, në mënyrë që  të ketë rritje të vazhdueshme  të kualitetit të shërbimeve dhe  të numrit të operacioneve.

KALLXO.com shkroi edhe dje për shtim të punës në koronarografi pas aftësimit të aparaturës.

http://kallxo.com/pas-rregullimit-te-aparatures-kursehen-2-milione-euro-ne-qkuk/

KALLXO.com ka shkruar edhe për mungesa të gjërave elementare në QKUK.

http://kallxo.com/mungese-e-dyshekeve-per-shtreter-ne-qkuk/

http://kallxo.com/qkuk-qe-1-vit-pa-aparature-te-gastroskopise/