Ilustrim: Kallxo.com

Dy aksidente në Skenderaj brenda pak orëve, pesë persona të lënduar

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur dje brenda pak orëve në Skenderaj.

Në njoftimin e policisë thuhet se aksidenti i parë ka ndodhur rreth orës 20:00, ku janë përfshirë dy automjete me targa vendore.

Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore nga ky aksident ka pësuar edhe një person, i cili është duke u trajtuar në spitalin e Mitrovicës.

Ndërsa, rreth orës 22:50, është raportuar për një vet aksident trafiku ku është përfshirë një automjet me targa vendore.

Si pasojë e këtij vet aksidenti, përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar katër persona të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.