Dua Lipa në fjalimin e saj pasi fitoi çmimin 'Artistja më e mirë femër', Foto: 21Media

Dua Krenare me Gjyshin, Flet për Historinë dhe Kosovën

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa ka treguar pak histori që lidhet edhe me gjyshin e saj, Seit Lipa, i cili ka qenë shef i Institutit të Historisë së Kosovës, ndërmjet viteve 1990- 1995 dhe për të cilin ajo ndihet krenare, shkruan rtv21.tv.

Dua Lipa shkroi se përpiqet t’u tregojë të gjithëve se ë.shtë nga Kosova.

”Gjyshi im Seit Lipa ishte shefi i Institutit të Historisë së Kosovës, midis viteve 1990-1995. Dëshiroj të tregoj historinë tonë dhe nga jemi, nga është gjakun jonë dhe përpiqem t’u tregoj njerëzve kudo që të shkoj dhe në çdo intervistë që jam nga Kosova”, shkroi Lipa.

Ajo historinë e Koosvës e konsideroi interesante.

Kemi një histori shumë interesante, që mësoj nga pak më shumë çdoherë. Kohët e fundit doli një artikull për punën e gjyshit tim dhe më bëri të ndihesha krenare, kështu që dëshiroja ta ndaja këtë moment të vogël me të gjithë ju.\”, ka shkruar Dua krahas fotografisë së publikuar në Instagram.

Ndryshe, Dua Lipa në Instagram numëron mbi 8 milionë ndjekës./21Media