Ibrahim Berisha, prokuror

Drogat te të rinjtë: Pas rastit të djalit të prokurorit, Prokuroria ngrit standardin (VIDEO)

Emisioni “Drejtësia në Kosovë”, këtë javë ka trajtuar temën për luftën e policisë dhe prokurorisë ndaj drogave në shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë.

Dukuria e drogave ne shkolla po shihet si shqetësuese për prokuroritë në Kosovë që merren me luftimin e këtij fenomeni.

Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte mbyllur rastin e djalit të Prokurorit Special Haki Gecaj, i cili ishte kapur me drogë.

Për emisionit “Drejtësia në Kosovë”, zëvendësprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha, ka treguar se  pas rastit të djalit të prokurorit special Haki Gecaj, standardi është ngritur, pasi që thonë se nuk ka më pushime e as mbyllje të hetimeve për lëndët e tilla.

“Ne nuk mbështetemi në sasi me vet faktin se ndonjë person i caktuar zihet pa marrë parasysh sa gram janë ne jemi të obliguar dhe vazhdimisht bëjmë kallëzime penale të kësaj natyre”, ka thënë Berisha.

Sipas tij, më herët nëse dikush është zënë me 2.5 gram drogë, ka qenë kundërvajtje ndërsa tani me kodin i cili është në fuqi nuk ka më kundërvajtje të gjitha hynë në vepër penale.

Berisha ka folur edhe për rastin e djalit të prokurorit special Haki Gecaj.

“Fillimisht ne e kemi pasur një rast i cili është hedhur nga prokurorja e rastit e cila ka vlerësuar se nuk ka pasur bazë të mjaftueshme për të dërguar aktakuzën në gjykatë dhe mbi këtë bazë e ka bërë hedhjen e kallëzimit penal, pra nuk ka marr vendim për fillim të hetimeve”, ka thënë Berisha.

Emisionin e plotë të emisionit “Drejtësia në Kosovë”, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: