Driton Gashi, drejtor i AKI-së

Driton Gashi Emërohet në Krye të AKI-së

Drejtor i ri i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë është prej sot Driton Gashi. Gashi është emëruar nga Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeministri Isa Mustafa.

Lajmin për emërimin e Gashit e bëri të ditur Presidenca e Kosovës me anë të një komunikate.

“Presidenti Thaçi dhe kryeministri Mustafa, morën vendim për emërimin e z. Driton Gashi, Drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë,” thuhet në komunikatë.

Para se të emërohej në krye të AKI-së, Driton Gashi ishte sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Emërimi i Gashit ndodhi pasi Agron Selimaj tha dorëheqje nga drejtimi i AKI-së më 27 janar, me arsyetimin për t’iu përkushtuar jetës familjare.

http://kallxo.com/doreheqja-e-agron-selimajt-per-te-nisur-kapitull-te-ri/

Edhe kur u emërua Selimaj, kjo ndodhi pasi shefi i deriatëhershëm i AKI-së bashkim Smakaj kishte dhënë dorëheqje.

http://kallxo.com/bashkim-smakaj-largohet-nga-aki/